Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë u krijua thuajse në të gjitha qytetet, me urdhër të Lulzim Bashës kryetarit të PD-së, që në thelb ka pengimin e procesit zgjedhor më 30 qershor.

Por në qytetin e Elbasanit, ka shkuar edhe më tej. Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi ka folur qartë dhe prerë në emër të Aleancës, në një gjuhë të paprecedentë, duke paralajmëruar betejë deri në vrasje ditën e 30 qershorit, vetëm për të penguar zgjedhjet.

Pas këtyre deklaratave, Shqiptarja.com mëson se Bylykbashi është shoqëruar në polici për tu pyetur ne lidhje me deklarimet e bëra dje. Ish-kreu i PD-së do të pyetet nga agjentë të policisë për deklaratat e rënda dhe paralajmërimet për luftë civile më 30 qershor. Pasi ka dhënë deklarimet ai është lënë i lirë, por sërish nuk është tërhequr nga këto qëndrime!

“Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapa sepse nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia le të shkruajë më mbrapa, dhe të thotë kishin te drejte këta apo kishin të drejtë ata. Nëqoftëse demokracia rrezikohet, liria rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati!!

Ky është mesazhi që duhet të përcjellë Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Dhe le ta dëgjojë këtë Elbasani dhe Tirana!!”, u shpreh Aurel Bylykbashi gjatë takimit dje në Elbasan.

Duke kujtuar takimin elektoral që Rama ka nesër, më 26 në Elbasan, ish-kreu i PD-së në këtë qytet thotë se do të bëhet çmos për t’i dhënë mesazhin kryeministrit se nuk kanë frikë nga burgu, dhe se do të bëjnë gjithçka që kreu i qeverisë të marrë mesazhin që Elbasani nuk e do.

“Ne duhet të jemi të gjithë atje, në Bradashesh dhe t’i themi më qartë se kurrë se ky qytet nuk të do, ky vend nuk të do dhe nuk ka burg që mund të na kthejë ne nga rruga jone!! Jemi më të qartë se kurrë!”, – tha Bylykbashi.

“Jam i bindur ky eshte qendrimi i forte i PD dhe aleateve te saj: Ne nuk do te lejojme zgjedhje ne 30 Qershor!”, u shpreh Bylykbashi duke theksuar bindjen se ky është qëndrim edhe i PD-së dhe aleatëve të djathtë.

Pjesë nga fjala e Bylykbashit mbajtur dje në Elbasan, gjatë krijimit të Alencës Qyytetare për Mbrojtjen e Demokracisë
Ne rast se do te kishim zgjedhje ne Shqiperi, Aleanca jone politike, Aleanca jone me qytetarin e thjeshte fiton zgjedhjet!! Kjo i ka bere keta qe te hyjne ne nje rruge te gabuar dhe te cojne vendin ne vellavrasje.

Kjo Aleance qe krijohet sot ne Elbasan por qe krijohet edhe ne 61 Bashkite e Shqiperise, ka nje mision te qarte dhe te prere, Demokracia Shqiptare eshte ne rrezik!

Ky vend ka sakrifikuar shume per demokracine, Risto, Demiri, Skenderi, Ismaili, dhjetera dhe qindra te tjere kane lene jeten dhe kockat per demokracine! Prandaj ne jemi sot ketu per te mbrojtur ate qe fituam ne 1990, mbas kaq vitesh burgosjesh, sakrificash, internimesh ne vendin tone.

Aleanca e krijuar sot ne Elbasan duhet te kete nje axhende dhe objektiva te qarta, jo vetem thjesht sensibilizim, jo vetem thjesht mesazhe te qarta kundershtareve te Demokracise dhe lirise ne Shqiperi, por ne kemi dy ngjarje qe vijne: data 26, kur kryeministri Rama drejtohet ne Elbasan per te bere takimin e rradhes.

Ne duhet te jemi te gjithe atje, ne Bradashesh dhe t’i themi me qarte se kurre se ky qytet nuk te do, ky vend nuk te do dhe nuk ka burg qe mund te na ktheje ne nga rruga jone!! Jemi me te qarte se kurre!!

Nga ana tjeter vjen data 30. Ka shume zera qe thone dhe parashikojne kasandren, domethene do te kete lufte civile, do te kete vellavrasje etj! Gje gje duhet ta them qartesisht dhe prere, personalisht, por jam i bindur ky eshte qendrimi i forte i PD dhe aleateve te saj: Ne nuk do te lejojme zgjedhje ne 30 Qershor!!

Ka vellavrasje, ka lufte civile? Le te kete!! Patjeter qe le te kete, ne nuk kthehemi mbrapa sepse nuk do te bejme gabimin qe bene gjysherit tane ne 1944!! Dhe te ngelemi peng dhe per 50 vjet te tjera. Historia, historianet le te shkruajne me mbrapa, dhe te thote kishin te drejte keta apo kishin te drejte ata. Ne nuk do te merremi me post ngjarjen.

Ne qofte se Demokracia rrezikohet, Liria rrezikohet ne kete vend dhe do trupat tane per ta mbrojtur, jemi gati!! Ky eshte mesazhi qe duhet te percjelle kjo tryeze sot. Ky eshte mesazhi qe duhet te pjercjelle Aleanca Qytetetare per Mbrojtjen e demokracise. Dhe le ta degjoje kete Elbasani dhe Tirana!!

Nuk jemi ketu se po luajme politikisht, Jo. Eshte shume me e madhe kjo qe po bejme, rrezikohet Liria dhe Demokracia dhe kemi dy rruge: o do te na shtypin ne punet tona, ne bizneset tona, do te na pengojne lirine e fjales, ose do te ikim nga ky vend!

Une kam zgjedhur te jetoj ne kete vend, dhe deri sa kam luftuar gjithe kete kohe, do te luftoj me gjithe fuqine e shpirtit!! T’ua percjellim kete mesazh gjithe qytetareve te Elbasanit

Artikulli paraprakRRUGORJA E KORÇËS DHUNON 61-VJEÇARIN, SHÇBA NIS HETIMIN
Artikulli tjetërBASHA: OPOZITA NUK VJEN NË PUSHTET ME DHUNË, FATI I EDI RAMËS, MË I KEQ SE I RAMIZ ALISË