GAZETARI I NJOHUR U NDA NGA JETA SI SHKAK I NJË SËMUNDJE TË RËNDE. Është ndarë nga jeta në moshën 38 vjeçare, gazetari sportiv, Mejdan Zhivani. Gazetaria sportive sot është në zi, për këtë largim të parakohshëm nga jeta, të mikut, kolegut dhe shokun e të gjithëve që kanë punuar më të. Sot është e pamundur për çdo gazetar sportiv të gjejë fjalët e duhura për të bërë një lajm të tillë, lajmin që askush nuk do ta dëshironte. Sot e ndjejme veten me te paafte se kurre ne profesionin tone te shkruajme per mikun tone. 

 

Mejdan Zhivani, prej shumë vitesh ka punuar në profesionin e gazetarit sportiv, në mediat lokale të qytetit të Shkodrës. Vlera e shkrimeve të tij, ka qenë gjithmonë e botuar në shumë prej gazetave të përditshme sportive. Zhivani, do mbetet një prej gazetareve më të suksesshëm, më të drejtë dhe gjithmonë i kudondodhur. Vitet e fundit, u transferua në Tiranë, duke u bërë pjesë e Radio Televizionit Shqiptar, por…. asnjëherë nuk e harroi Shkodrën, miqtë dhe kolegët e tij. Gjithmonë, mendja dhe zemra e tij ka qenë në Shkodër. 

Sa e sa herë ka ardhur si i pranishëm në organizimet që janë bërë, e sa e sa herë ka shkruar e botuar për të gjithë njerëzit e sportit, ndonëse ishte në Tiranë. E sa kujtime të bukura për në kolëgët sa herë jemi organizuar e mbledhur, ku Mejdan Zhivani nuk mungoi asnjëherë.

Mejdan Zhivani, ka qenë shembulli i njeriut që nuk u dorëzuar kurrë, ku luftoi deri në çastet e fundit të jetës së tij me vdekjen, ku pas dy vitesh jetën ia la në dorë zotit, që e mori pranë vetes. Edhe pse ne vuajtje koleget e miqtë e tij i njohu dhe i respektoi deri sa mbylli syte. 

Për të gjithë miqtë e tij që duan ti japin nderimet e fundit, homazhet zhvillohen ditën e enjte në orën 13:00 në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”. 

Mejdan Zhivani do te jesh gjithmonë ne kujtimet tona. Pushofsh ne paqe miku i yne. Star Plus me kete rast i shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjes se tij. 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/agODfLP7btQ?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]