Kultivimi i kanabisit, Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ashtu siç kishte njoftuar, presidenti Bujar Nishani ka mbledhur këtë të premte Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në fokus të të cilit është çështja e kultivimit të kanabisit. Të pranishëm në mbledhje janë zv.kyreministri Niko Peleshi, minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri, ai i Drejtësisë Ylli Manjani, ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli, kryeprokurori Adriatik Llalla, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako dhe minsitra e zyrtarë të tjerë të. Mbledhja ka nisur në orën 18:15 dhe po vijon ende, ndaj për momentin nuk ka asnjë informacion mbi atë që po diskutohet. Por Top Channel ka mësuar se do të jenë kreu i SHISH, drejtori i Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm ata që do të raportojnë përpara kreut të shtetit lidhur me situatën e kanabisit në vend. Ndërsa, pas përfundimit të mbledhjes ministri Tahiri ka parashikuar edhe një dalje përpara mediave.

Artikulli paraprakTRAJNERI I KOMBETARES SHQIPTARE DE BIASI:HYJME NE FUSHE PER FITORE
Artikulli tjetërMYFTIU I SHKODRES:TE PAUDHET PROVOKUAN MYSLIMANET