Papa Françesku e ka quajtur tragjike vdekjen e George Floyd, duke shtuar se do të lutet për të si dhe të “gjithë të tjerët që kanë humbur jetën për shkak të racizmit”.

Sipas mediave të huaja, protestuesit tashmë janë vërshuar rrugëve për të tetën ditë me radhë në SHBA, ndërkaq Françesku iu drejtua vdekjes së Floyd gjatë lutjes së tij të përjavshme në Vatikan.

“Të dashur vëllezër dhe motra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me keqardhje them se jam dëshmitar i ngjarjes së fundit në kombin tuaj, pas vdekjes tragjike të George Floyd.

Ne nuk duhet ta tolerojmë ose të ‘mbyllim sytë’ ndaj racizmit dhe përjashtimit në çfarëdo forme”, tha Papa Francesku.