Në një perimetër të lartë sigurie, ka nisur dita e dytë e mbledhjes së qeverisë në vilën qeveritare nr.1 në Vlorë.

Mësohet se Kryeministri Edi Rama nuk ka shprehur asnjë kritikë apo preferencë personale për ministrat e qeverisë.

Vetë Rama paralajmëroi në pranverën e këtij viti, se vjeshta do të ketë ndryshime në kabinetin e qeverisë bazuar në performancën e ministrave, por siç duket Rama pritet që ndryshimet,

nëse do të ketë të tilla, t’i bëjë publike në momentin e fundit, që do të jetë mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste në datë 1 dhe 8 shtator.

Mbledhja është fokusuar në një strategji politike për komunikimin me publikun, ndërkohë që në mbledhje kanë marrë pjesë ministrat socialistë, ku është diskutuar mbi realizimin e programit të socialistëve në 1 vit qeverisje.

Qeveria ka mbyllur kështu zyrtarisht pushimet, ndërkohë që pritet mbledhja e Asamblesë së PS-së në 1 shtator për të mësuar më shumë mbi “fatin” e ministrave të PS-së

. Një tjetër detaj që vjen nga Vlora është se kjo mbledhje karakterizohet nga masa të shumta sigurie. Edhe në baret dhe restorantet pranë rezidencës janë vendosur roje të Gardës së Republikës.

Artikulli paraprakKAPET GOMONIA ME 535 KG MARIJUANË, ARRESTOHEN DY SKAFISTËT SHQIPTARË NË BRINDIZI
Artikulli tjetërSHERR MES VËLLEZËRVE PËR PRONËN, 22-VJEÇARI GODET ME SËPATË KUSHËRIRIN PASI I DHUNUAN BABAIN