Pavaresisht projekteve ndryshme qe kaner perfshire qytetin e shkodres per rruget dytesore asnje i tille duket se nuk e ka pershire ne liste rrugen Et’hem Kazazi ne lagjen e njohur te Xhabijes.Banoret, te revoltuar shprehen se ky segment i njohur kohe me pare me emrin rruga e Karvanit eshte lene totalisht ne harrese edhe pse nder vite premtohet per nje investim te mundshem.

Rruga E’hem Kazazi vazhdon te vuaje edhe ne vitin 2015 mungesen e nje asfalti,sistemi te ndricimit apo edhe kanalizimeve. Ky segment eshte jashte cdo standarti edhe pse ne kete pjese jetojne rreth 1600 banore te qytetit te Shkodres.Ne shume pjese te saj ujrat e zeza kane dale ne siperfaqe dhe mund te rrezikojne banoret per epidemi te ndryshme sidomos tashme qe ndoshemi ne pikun e temperaturave te larta.Kohet e fundit Bashkia Shkoder doli ne nje njoftim per rikonstruksionin e 30 rrugeve dytesore por sipas informacioneve investimet bejne fjale vetem per ato segmente ku investimi eshte lene pergjysem.