Shkodra po vuan nga mungesa e sipërfaqeve të gjelbërta për qytetarët e sidomos fëmijët , për të kaluar disa orë në ambjente të hapura.

Sheshi ‘’Isa Boletini’’ ka nevojë për rikonstruksion edhe pse para disa vitesh janë kryer investime mbi këtë vend . Dëmtimi i stolave , prishja e parkut të lodrave për fëmijë , mos funksionimi i shatërvanit , heqja e koshave të mbeturinave janë dëmtuar nga dora e njerëzve të papërgjegjshëm dhe kjo mbetet një shqetësim nga ana e banorëve të kësaj zone .

Duke qënë se hapësira e disponueshme për qytetarët nuk është e mjaftueshme, disa të tjerë zgjedhin të ulen në bar , ku pjesa më e madhe e këtij vendi gjendet e mbuluar me ujë edhe pse në mes të ditës bari i kësaj zone vazhdon të ujitet duke krijuar kështu pellgje të mëdha uji, duke vështirsuar edhe kalimin e qytetarëve. Këndi i lojrave për fëmijë është i dëmtuar plotësisht edhe pse ai mungon ato zgjedhin shumë hapësira të tjera për të zhvilluar lojrat e tyre.

Artikulli paraprakSITI ARKEOLOGJIK I KOMANIT REGJISTROHET NË GPS
Artikulli tjetërVLLAZNIA – TEUTA NIS SHITJA E BILETAVE