Puna e rreth 6 muajve në realizimin e komedisë së Dante Alighieri “La Divina” ka ngritur siparin në skenën e teatrit “Migjeni”.

 

Kjo shfaqje erdhi e realizuar nga nxënësit dhe nxënëset e shkollave 9 vjeçare “ismail qemali” dhe “ndre mjeda”. e tërë shfaqja është servirur para publikut në gjuhën italiane.“Komedia hyjnore” e Dante Alighieri është vënë në skenën e teatrit “Migjeni” nga nxënësit dhe nxënëset e shkollave 9-vjeçare “Ndre Mjeda” dhe “Ismail Qemali”. Por kjo shfaqje vjen pak më ndryshe duke nisur që nga titulli që për të bërë sa më interesantë ekipi që kanë punuar për këtë komedi e kanë quajtur “La divina aventura” . Për këtë komedi është punuar për rreth 6 muaj e cila ngriti siparin pasditen e së martës në sallën e teatrit “Migjeni”. “La divina aventura” synonte që të sjelli para publikut aftësinë e nxënësve në të folurin në gjuhën italiane. Të pranishëm në sallë ishin nxënës të shkollave përkatëse dhe prindër të cilën në asnjë moment nuk kursyen duartrokitjet për këtë shfaqje të realizuar mjaft këndshëm nga fëmiët.

Artikulli paraprakTEMAL, SEKUESTROHEN 92.5 KG KANABIS SATIVA
Artikulli tjetërSHTËPIA E FËMIJËS, BASHKIA: MBËSHTESIM FAMILJET STREHUESE