Pak muaj më parë familja Curri në fshatin Drisht të njësisë Postribë jetonte në kushte shumë të vështira. Myftinia Shkodër dhe emigrantët nga Postriba morën përsipër rikonstruksionin e kësaj banese e cila tashmë është ndërtuar plotësisht e re.

Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari bëri një vizitë në shtëpinë e re duke falenderuar ata që kontribuan dhe duke thënë se tashmë familja Curri s’do të ketë problemet e mëparshme

Mbështetja e myftinisë Shkodër për këtë familje do vijojë edhe për shkollimin e fëmijëve
Familja Curri ndjehen të lumtur në shtëpinë e tyre të re ndërsa falenderojnë ata që e mundësuan një gjë të tillë

Familjet e varfra në Shkodër janë të shumta ndërsa një numër i konsiderueshëm jetojnë në kushte ekstreme varfërie dhe pa asnjë mbështetje.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, PREMTIMI PËR PAGAT MBYLL BOJKOTIN
Artikulli tjetërTURI PËR PETICIONIN/ ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT NDALET SOT NË KUKËS, PROTESTA PARA PALLATIT TË KULTURËS