Refuzimi i azilit nga vendet e BE-së dhe rikthimi në Shqipëri është i frikshëm kur kemi të bëjmë me persona të cilët janë larguar pasi ndiheshin të kërcënuar nga gjakmarrja.

Rasti më i fundit është ai i Marjo Majollarit 28 vjecarit që u ekzekutua pak ditë më parë në Kryeqytet pasi iu refuzuar kërkesa për azil në Suedi.

Nikollë Shullani kreu i misionarëve dhe pajtimit të gjaqeve në Shkodër tregon se ka evidentuar së fundmi disa raste të familjeve nga Qarku i Shkodrës të cilave i është refuzuar azili.

Sipas Shullanit këtu kërkohet një punë serioze nga ana e shtetit me qëllim që ti dalë për zot qytetareve të tij dhe jo të bëhen viktima të radhës sic ndodhi me rastin e Marjos

Mes qindra kërkesave dhe lutjeve për të qëndruar në zonën Shengen , shtetet si Suedia, Franca apo Gjermania kanë mohuar kërkesat e shumë shteteave shqiptar për të përfituar azil.

Natyrisht ka edhe shumë raste kur abuzohet, spekulohet dhe mashtrohet me këto shkaqe dhe arsye. Por nëse një person i përfshirë në gjakmarrje në Shqipëri nuk gjen asnjë lloj mbështetje nga Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera dhe ndodhet përballë opsioneve

ose të qëndrojë i ngujuar për vite të tëra brenda katër mureve të shtëpisë ose vrasjes nëse qarkullon i lirë, apo të tentojë të jetojë më ndryshe në një vend tjetër, është vështirë ta fajësosh.

Artikulli paraprakLEZHË, POLICIA KONTROLLE PËR SIGURINË NË RRUGË
Artikulli tjetërSKEMA PILOTE RAJONALE E GRANTEVE