SHKODRA KA OFRUAR SI NË ÇDO VEND TJETËR TË BOTËS NDËRRIMIN E VITEVE EDHE PSE NË TEMPERATURA TË FTOHTA. Shkodra dhe e gjithë Shqipëria i thanë Mirësvjen Vitit të Ri 2015. Mes fishekzjarrëve dhe urimeve,Shkodra ka ofruar si në çdo vend tjetër të botës ndërrimin e viteve edhe pse në temperatura të ftohta të këtij fillim Janari.  

Kur akrepat e orës shënuan 00:00 një spektakël fishekzjarrësh u dhurua në qendrën e qytetit Fishekzjarrët i bënë qytetarët të harrojnë të ftohtin dhe të mendojnë për një tjetër vit që po vjen. Edhe pse kanë zgjatur disa minuta, atmosfera që të ofrohej në këto temperatura të ulëta , ishte më e vakët se një vit më parë. Megjithatë kjo nuk i ka penguar njerëzit të urojnë dhe të shpresojnë se viti qe po ju troket në derë të jetë më i begatë, me fatsjellës dhe më fitimprurës për buxhetin e tyre familjar.  Trokitja e gotave dhe urimi për mbarësi dhe një vit të bardhë është mesazhi që ka mbizotëruar në tryezat e çdo qytetari, por edhe në urimet e shumta përmes mesazheve telefonike dhe online me njëri-tjetrin, por edhe kartolinave. Orët e para te vitit 2015 janë pritur në atmosferën festive të lokaleve dhe restoranteve për të zgjatur deri në zbardhjen e parë të këtij fillim viti.  Ashtu si në çdo festë edhe në këtë të ndërrimit të viteve rrugët e Shkodres u rënduan nga trafiku, megjithatë Policia Rrugore ka qëndruar në gatishmëri për të rregulluar qarkullimin. Në gatishmëri ka qenë dhe ambulancat, po ashtu edhe zjarrfikësit.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/rvyIPCUevbA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]