Gianni De Biasi e ka skicuar më në fund formacionin që pritet të hedhë në fushë në sfidën vendimtare për kualifikueset e Kupës së Botës “Rus 2018” ndaj Izraelit.

Në fushë nga minuta e parë strategu italian do të hedhë edhe Odise Roshin, i cili kishte disa probleme dje gjatë stërvitjes. Mbrojtja nuk do të ndryshojë duke e krahasuar me ndeshjet e tjera, teksa në portë do të jetë Berisha, ndërsa në mesfushë në qendër luajnë Kukeli, Xhaka dhe Memushaj. Në sulm do të luajë Balaj, që do të ketë mbështetjen e Roshit dhe Llullakut.

Artikulli paraprakE PABESUESHME, LOJTARËT E IZRAELIT STËRVITEN NË KATIN E 23-të TË HOTELIT
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË SHKODËR, BASHKIA SQARON SITUATËN AKTUALE