LËKUNDJET JANË NDJERË NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT NË DISA ZONA TË VENDIT. Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e para të ditës së sotme në Dibër, Kukës, Lezhë dhe në kryeqytet.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë gjatë orëve të para të së shtunës në Dibër, Kukës, Lezhë dhe në kryeqytet.  Sipas Agjencisë Europiane të Sizmologjisë tërmeti është regjistrua në 02:56 minuta, me magnitudë 4.6 ballë dhe thellësi 9 kilometra. Epiqendra e tërmeti ishte 33 kilometra në veriperëndim të Dibrës, pranë Kurbneshit. Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga dy lëkundje më të lehta, me magnitudë 3.2 dhe 2.2 ballë. Lëkundjet që zgjatën 4-5 sekonda u ndjenë edhe Kosovë dhe në Maqedoni. Nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.  

Artikulli paraprakRAMA PËR FATURAT E ENERGJISË: NUK FALEN POR ANULLOHEN
Artikulli tjetërRADOVANI: REFORMA ZGJIDH PROBLEMIN E PËRMBYTJEVE