Vetëm në dy javë aksion të fokusuar në bregdet administrata tatimore ka konstatuar 49% të subjekteve me shkelje. Efekti financiar nga këto shkelje vlerësohet 30.4 mln lekë ndërsa numri më i lartë i penaliteve është vendosur për kuponin tatimor.

Gjysma e bizneseve që operojnë në zonën e bregdetit janë konsatuar me shkelje përsa i përket lëshimit të kuponëve tatimore. Përgjatë dy javëve inspektorët kanë ushtruar konroll në 1700 subjekte ku ka rezultuar se 49 % e subjekteve shkelin ligjin.

Gjatë këtij operacioni ndaj tyre janë vendosur gjoba që shkojnë në 30 .4 mln lekë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve penalitet për moslëshimin e kuponit tatimor zënë rreth 22% të totalit.

Tre subjekte rezultuan se ishin ndëshkuar edhe më parë për këtë shkelje, ndaj për ta u vendos masa e mbylljes së aktivitetit. Rezultoi se 54 subjekte ishin të paregjistruar në organin tatimor.

Një tjetër fenomen ishte dhe mungesa e dokumentacionit tatimor për produktet, shkelje e konstatuar në 140 biznese. Për punonjës të padeklaruar në organin tatimor, strukturat e kësaj drejtorie penalizuan 144 subjekte.

Gjatë aksionit në kuadër të sezonit turistik, strukturat tatimore do të verifikojnë më shumë se 16,000 tatimpagues, në të gjithë vendin.

Artikulli paraprakGRINDET ME ROJEN E OSHEE, ARRESTOHET 44 VJEÇARI
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET ME 1.5 KG KOKAINË E 20 MIJË EURO