DREJTORI I INSPEKTORIATIT MJEDISOR: NUK BIE NDESH ME LIGJIN. “Në lumenjtë e qarkut Shkodër nuk abuzohet”. Deklarata vjen nga drejtori i inspektoriatit shtetëror të mjedisit, ujrave dhe pyjeve Edmond Tërthorja i cili thotë se shtrati i lumit Kir nuk po gërryhet por po i bëhet një rehabilitim.Drejtori Tërthorja sqaron edhe procesin që po bëhet aktualisht në lumin Kir. 

Sipas kreut të inspektoriatit të mjedisit nuk bie ndesh me urdhrin e kryeministrit Rama për ndalimin e ndërhyrjeve në lumenj.Ky urdhër i kryeministrit Rama për ndalimin e ndërhyrjeve erdhi në gushtin e këtij viti pas katastrofës mjedisore në gërryejren dhe shkatërrimin e lumenjve në të gjithë Shqipërinë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/47kk-IsDhao?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]