Amortizimi i vazhdueshëm i repartit zjarrfikës, mungesa e tregjeve të fruta-perimeve, pastrimi i qytetit dhe mungesa thuajse totale e ujit të pijshëm në Njësinë Administrtive Rrethina kanë qenë pikat kryesore të diskutimeve të ngritura në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.

Për këtë të fundit, kryebashkiakja Voltana Ademi i kërkoi publikisht institucionit të prefektit zgjidhjen e problematikës, pasi sipas saj është e padrejtë që burimi në Rrjoll të bllokojë ujin e pijshëm për njësinë rrethina. Ndërkohë për deputeten e zgjedhur Senida Mesin, kjo ishte pjesëmarrja e fundit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Gjatë mbledhjes komisioni i mandateve shqyrtoi gjithashtu kërkesën e këshilltarit Ndoc Ashta, i cili për shkak të punësimit në administratën e bashkisë, ka dorëzuar dorëheqjen si përfaqësues i Partisë Demokratike nga Këshilli Bashkiak. Ndërkohë, debate të shumta pati mes kryebashkiakes Ademi dhe këshilltarëve të Majtë Luan Heta e Ali Tula sa i përket pastrimit në Velipojë dhe pranë monumentit të Urës së Mesit si dhe ndriçimit në disa zona të qytetit.

Ajo për të cilën të gjithë këshilltarët ranë dakord ishin 4 pikat e rendit të ditës sa i përket miratimit të shpërblimit për ekipet fituese në kampionate kombëtare gjatë vitit sportiv 2016-2017, miratimin e ndihmës ekonomike dhe miratimin e ndihmës financiare për familjet që u janë shkaktuar dëme nga zjarri.

Artikulli paraprakTRAFIKUAN NGA SHQIPËRIA 35 MLN EURO MARIJUANË, PRANGA 14 PERSONAVE
Artikulli tjetërI NXEHTI PËRVËLUES, SHFAQEN 11 VATRA ZJARRI NË VEND