Vdekja e çiftit të bashkëshortëve Vasil e Sabire Lici në Elbasan dyshohet se është një akt vetëflijimi. Sipas burimeve policore, burri ka hapur bombulat e gazit dhe më pas i ka vënë flakën banesës.

Dyshimet janë se 65 vjeçari Lici e ka ndërmarrë këtë veprim ekstrem në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të problemeve shëndetësore që kishte shfaqur bashkëshortja, fakt që konfirmohet edhe nga fqinjët e familjes.

Një çift bashkëshortësh humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga gazi në Gjegjan të Elbasanit, në një ngjarje që dyshohet si një akt ekstrem vetëflijimi.

Viktimat janë 65-vjeçari Shyqyri “Vasil” Lici dhe bashkëshortja e tij 61-vjeçarje Sabire Lici.

Sipas policisë, dyshohet se kryefamiljari ka hapur dy bombula gazi, një në katin e parë dhe një në katin e dytë të banesës ku jetonin dhe i ka vënë flakën.

Për pasojë ambientet e brendshme të shtëpisë dykatëshe ku banonte çifti janë pëfshirë nga zjarri, ndërsa dy bashkëshorttet dyshohet se ndërruan jetë nga nga asfiksia.

Çifti Lici jetonin vetëm në këtë banesë dykatëshe, ndërsa fëmijët i kishin jashtë vendit.

Ngjarja ka tronditur fqinjët, të cilët pohojnë se gruaja prej dy vitesh ishte e sëmurë, çka përforcon edhe dyshimin e policisë se hapja e gazit brenda në dhomë ka qenë e qëllimshme.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pas mesnate.

Zjarri është konstatuar nga nipi i bashkëshortëve Lici, i cili ka shkuar menjëherë pranë banesës, duke u futur brenda në shtëpi, por pa arritur të shpëtojë të moshuarit.

Policia e Elbasanit thotë se ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e motiveve që çuan çiftin e bashkëshortëve të ndërmarrin aktin ekstrem.

Artikulli paraprakITALIANIT I SEKUESTROHEN 1.5 MILIONË EURO
Artikulli tjetërTËRMETI I FORTË DËMTON 40 BANESA NË TRE QARQE TË VENDIT