Historiani i famshëm ushtarak rus i cili u akuzua për vrasjen e të dashurës student do të mbetet në paraburgim për dy muaj deri në nisjen e gjykimit të tij.Gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurisë ai deklaroi se ndihet fajtor.

Gjithashtu 63 vjeçari Oleg Sokolov hodhi dritë mbi dinamikën e krimit të rëndë duke zbuluar se fillimisht e kishte goditur me shotgun studenten dhe më pas i kishte copëtuar trupin me sharrë.

Policia po vazhdon hetimet ndërkohë që nuk ka zbuluar ende motivet e ngjarjes.
Profesori Oleg Sokolov akuzohet për vrasjen dhe gjymtimin e Anastasia Yeshchenko, 24 vjeçe, studente e 63 vjeçarit me të cilin kishte edhe një lidhje dashurie.

Policia u njoftua për ngjarjen teksa nxorri nga lumi të shtunën Sokolov.
Në çantën e shpinës u gjet dora e prerë e viktimës. Policia vijoi me kontrollet në apartamentin e historianit ku u gjetën dhe pjesët e tjera të trupit.

Profesor Sokolov ishte historian dhe ekspert i Napoleon Bonapartit ndërsa studentja e tij e ndihmonte shumë në shkrimet dhe aktivitetet e tij.

Artikulli paraprakSUPERKUPA E SPANJËS,ARABIA SAUDITE FINANCON AKTIVITETIN
Artikulli tjetërBANORËT E ASTIRIT NDAHEN ME TURNE PËR TË FJETUR JASHTË