West Coast Symphony Orchestra e Vankuverit, do të mbaj këtë të shtunë një koncert në qytetin e Shkodrës. Koncerti do të vijë në kuadër të turneut ballkanik të organizuar për të dytën herë në këto territore.

Shkodra është qyteti i tretë lu mbahet, pas Gjirokastrës dhe Ulqinit. Përderisa, në vazhdim organizohet në Prizren, Tetovë dhe Prishtinë. Gjatë koncertit do të interpretohen vepra të njohura të kësaj orkestre, por edhe të kompozitorëve shqiptar.

Presidenti i orkestrës, Paul McEëen, shprehet mjaft entuziast me këtë rikthim të tijin në Shqipëri.

Përderisa, është i gëzuar me mikëpritjen që i bëjnë orkestrës së tij shqiptarët, njëkohësisht i surprizuar me duartokitjet në Gjirokastër dhe pritshmërisë së lartë nga publiku shkodranë.

Për dirigjentin Bujar Llapaj, ky koncert i vogël është një mirësi e madhe, i cilin vjen i përgatitur me shumë dashuri. Përderisa, ajka e tij janë padyshim veprat e mëdha të kompozitorëve shqiptar,

Çesk Zadeja me operën “Skënderbeu”, apo “Vajza e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi.

 

Artikulli paraprak“3 PËR 9”, HAPET EKSPOZITA E PIKTORIT HILA
Artikulli tjetërRRUGA “KOMANI”, E AMORTIZUAR