REAGON QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS: BASHKËPUNUAM ME TASK FORCËN E BE-së .

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë në konsideratë deklaratën e sotme të lëshuar nga Task Forca Speciale Hetuese E BE-së rreth hetimeve të pavarura për krime lufte të pandehura që janë përmendur në Raportin e Këshillit të Evropës, të shkruar nga Dick Marty në janar 2011.
Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet një komunikate deklaron se ky institucion ka bashkëpunuar me Task Forcen gjatë gjithë procesit dhe do të vazhdoje bashkëpunimin deri sa këto hetime të marrin fund.
Me poshte, ne deklarate thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se përfundimi i punës së Ambasadorit Williamson, është një hap i rëndësishëm për përcaktimin e mundshëm të përgjegjësisë individuale dhe u jep fund pretendimeve për akuza tjera të padëshmuara.