KREU I SHOQATËS SË ARTIZANATIT NDEROHET PËR KONTRIBUTIN NË KËTË FUSHË. Këshilli bashkiak i Shkdorës ka zgjedhur ditën e aritizanatit për t’i dorëzuar kryetarit të kësaj shoqate Zef Gjini titullin “Mirënjohja e Qytetit”.

Në një aktivitet të organizuar në bibliotekën “Marin Barleti” kryetari i këshillit të bashkisë Shkodër Bardhyl Lohja i dorëzoi kreut të shoqatës së artizanatit këtë titull mirënjohjeje. Vetë Gjini nga ana e tij falenderoi për këtë nder që i bëhet dhe tha se do të vijojë që të kontribuojë në të ardhmen. Zef Gjini ka një kontribut të gjatë në ngritjen e shoqatës së artizanatit, pnaireve të shumta që organizon si dhe promovimin e artizanatit edhe jashtë Shkodrës.

Artikulli paraprakFLAMURI NË KISHËN E RUMISË TRAZON PRO SERBO-MALAZEZËT
Artikulli tjetër10 QERSHORI DITA E ARTIZANATIT