Vetëm 10 ditë pasi dha dorëheqjen si kryeministër dhe fill pas betimit të qeverisë së përkohshme, Aleksis Tsipras nis fushatën për në zgjedhjet e 20 shtatorit, duke i kërkuar grekëve një tjetër mandat për të transformuar politikën në vend, ndërsa Syriza sipas exit polleve, po humbet cdo ditë e më shumë mbështetjen e popullit. Në një takim me anëtarët e saj në të gjithë vendin, Tsipras tha se drejtimi i qeverisë për një kohë aq të shkurtër i dha atij eksperiencën e mjaftueshme për të përmbushur reformat.

Zgjedhjet e parakohshme në Greqi do të mbahen më 20 shtator dhe Tsipras i mbeten 3 javë kohë për të rifituar besimin e grekëve.
KRIZA E EMIGRANTËVE, REFUGJATËT ANKOHEN PËR KUSHTET NË SERBI
Refugjatët në Serbi ankohen për kushtet e vështira në kampet e pritjes ku janë sistemuar. Me lot në sy thonë për gazetarët se autoritetet europiane duhet të kuptojnë se kanë të bëjnë me qënie njerëzore që po kërkojnë thjesht të jetojnë në një vend ku nuk kërcënohen nga lufta. Mijëra refugjatë vijojnë të kalojnë kufirin maqedonas për tu vendosur në Serbi, ku fillimisht strehohen në një qëndër pritjeje e më pas janë nisur drejt vendeve të tjera europiane. Sipas autoriteteve serbe mbi 2000 persona futen çdo ditë në territorin e Serbisë dhe pasi i drejtohen me autobuzë Beogradit, nisen drejt kufirit hungarez. Udhëtimi përmes Greqisë dhe Maqedonisë është shumë i lodhshëm për një pjesë të mirë të emigrantëve.

Artikulli paraprakEDI RAMA MERR PËRSIPËR SHKODRËN PËR 2017-tën ?!
Artikulli tjetërMBETJET URBANE, NJË PROBLEM QË KËRKON ZGJIDHJE NË SHKODËR!