Ne lidhje me vatrat e zjarrit te rena ne qarkun e Shkodres ditet e fundit, ka reaguar mengjesin e se shtunes zv/drejtori i Policise se Shkodres Afrim Tafa.

 

“Nisur nga rastet e shtuara dy javët e fundit të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia, Policia e Shtetit prej datës 21 Shtator, në vijim të zbatimit të Planit të masave të hartuar në Janar për parandalimin e zjarreve në Pyje Kullota,

evidentimin dhe vënin para përgjegjësisë të autorëve, ka hartuar një tjetër Plan masash shtesë, në zbatim edhe të porosive të lëna nga Ministri i Brendshëm për këtë qëllim gjatë takimit të zhvilluar me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në qendër e në bazë javën e kaluar.

Të gjithë Specialistët e Zonave kanë marrë detyrë dhe janë shpërndarë në të gjitha zonat që ata mbulojnë, ku kanë rimarrë dhe po vijojnë kontaktet me të gjithë barinjtë që kanë kullota në shfrytëzim,

apo me banorët të cilët nga pakujdesia shkaktojnë zjarr ku shpesh këto zjarre kanë dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar pasoja në pronën private.

Po koordinohen veprimet me shtabin e emergjencave në Prefekturë, përfaqësuesit e njësive administrative dhe drejtoritë/inspektoriatet rajonale të Mjedisit/pyjeve për të bërë

të mundur parandalimin e zjarreve si dhe për të evidentuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia.

Nga strukturat e Policisë Vendore po zhvillohen takime me banorë të zonave bujqësore dhe blektorale, me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për të parandaluar zjarrvënien e qëllimshme për të hapur kullota apo edhe zjarrvënien nga pakujdesia.

Gjithashtu janë angazhuar për parandalimin e zjarrvënies, si dhe për evidentimin e autorëve të gjitha strukturat e Policisë.

Si rezultat i zbatimit të masave shtesë, javën e fundit janë evidentuar 4 raste, dy nga të cilët janë vlerësuar aksidentale si dhe për 2 raste të tjera janë proceduar penalisht 3 shtetas për zjarrvënie nga pakujdesia, në Qarkun Shkodër.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve për të parandaluar zjarrvënien dhe fton ata të denoncojnë në kohë në numrin 112 çdo rast sado të vogël të shkaktimit të zjarrit në toka buqësore, kullota apo pyje.”

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SEKUESTROHEN LËNDË NARKOTIKE, 2 TË ARRESTUAR DHE 1 NË KËRKIM
Artikulli tjetërRASTI I XHISIELËS, RAMA: DHUNA E PAFALSHME, POLICIA S’I BËRI ASNJË FAVOR DJALIT TË DEPUTETIT