Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka permbyllur aktivitetet festive ne kuader te 105 vjetorit të pavarësisë në qytetin e Shkodrës.

Ai ka qene i ftuar ne koncertin qe banda e Shkodrës ka mbajtur ne teatrin Migjeni ne kuader te 105 vjetorit të pavarësisë. Basha, gjatë këtij takimi është shoqeruar nga Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, deputetet e Shkodrës, si dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur i lumtur qe ndodhet në Shkodër në këtë qytet që di të mbrojë vlerat e demokracisë. Pas përfundimit të koncertit, kreu i PD Basha, i shoqeruar edhe nga deputetet e PD, Kryetarja e Bashkisë, dhe drejtues të tjerë vendor, kane qëndruar se bashku në Hotel Colosseo, duke permbyllur edhe vizitën në qytetin e Shkodrës

Artikulli paraprakGJENERIMI I TË ARDHURAVE, KESH NË VËSHTIRËSI
Artikulli tjetërTRAFIK DROGE NGA HOLANDA NE SHQIPËRI DREJT ITALISË