22 të zhdukur muajt e fundit, 5 të mbytur në det e lumenj 14 të zhdukur vetëm në qarkun e Vlorës.Pese   rastet e të mbyturve, mister shkaqet

 

Në 25 mars një adoleshente u gjet e mbytur në Lumin Shkumbin Në 15 mars u gjet i mbytur peshkatari Pjetër Frroku në Durrës Në 9 mars në Zvërnec të Vlorës u gjet një kufomë Në 12 shkurt të këtij viti në Shkodër, në fshatin Dragoc Në 3 muajt e fundit 22 persona janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, ndërkohë që një pjesë e tyre janë gjetur të mbytur në det ose në lumenj. Të dhënat e Policisë së Shtetit flasin për një rritje të numrit të personave që nuk kanë lënë gjurmë dhe janë në kërkim nga familjarët e tyre. Burimet sqarojnë se në 3 muajt e fundit 14 persona janë zhdukur vetëm në Qarkun e Vlorës. Pavarësisht kërkimeve, Policia thotë se disa prej këtyre personave janë gjetur të mbytur, ndërkohë që dyshohet se një pjesë e tyre janë larguar jashtë Shqipërisë. Brenda 1 muaji e gjysmë 5 persona janë gjetur të mbytur, duke filluar nga Vlora, Durrësi, Lushnja dhe Shkodra. Në 27 mars në Bisht-Pallë në Durrës u gjet një burrë rreth 40 vjeç, i cili ishte nxjerrë në tokë nga deti. Policia thotë se burri nuk ka patur shenja dhune dhe dyshohet se është mbytur. Shkaqet mbeten ende mister. Në 25 mars një adoleshente u gjet e mbytur në Lumin Shkumbin. Ende nuk dihen shkaqet e mbytjes dhe Policia dyshon se 15-vjeçarja mund të jetë vetëvrarë, por nuk përjashtohet mundësia edhe e një vrasje. Në 15 mars u gjet i mbytur peshkatari Pjetër Frroku në Durrës. Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në rrjetat e peshkimit, çka i ka sjellë edhe vdekjen. Në 9 mars në Zvërnec të Vlorës u gjet një kufomë i cili u identifikua nga familjarët dhe ishte Luan Isai, që gjithashtu ishte i mbytur dhe trupi i tij u nxor në tokë nga deti. Arsyet e mbytjes së 31-vjeçarit mbetet mister për Policinë, pasi trupi ishte dekompozuar. Në 12 shkurt të këtij viti në Shkodër, në fshatin Dragoc, u gjet trupi i një burri rreth 45-vjeç. Trupi u gjet në një kanal dhe ende nuk është identifikuar. Edhe në këtë rast shkaku i vdekjes mbetet mister.

Artikulli paraprakSHQIPËRI-MAQEDONI-KOSOVË, TRE MLN € PËR EKOSISTEMIN NDËRKUFITAR
Artikulli tjetërKANADAJA IA BESON STRUKTURËN E RËNDËSISHME NË NATO NJË SHQIPTARI