Ishte viti 1994 kur në një godinë të braktisur në Lezhë, do të hapej shtypeshkronja e parë me emrin e homerit shqiptar Gjergj Fishta. Këtë iniciative e ndërmori Frano Kulli një njeri i apasionuar pas letrave, ndërsa qëllimi ishte nxjerrja në dritë e veprave të At Gjergj Fishtes. Rrugëtimi 30-vjeçar i botimeve Fishta u prezantua përmes një veprimtarie të gjerë të organizuar në Lezhë, ku ishin të pranishem njerez të letrave e kultures, autoritete lokale dhe shumë qytetar.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe të tjerë të pranishem në këtë aktivitet, vlerësuan kontributin e botuesit Frano Kulli në rrugëtimin e tij 30-vjeçar.

Përgjatë rrugëtimit 30-vjeçar enti Gjergj Fishta ka botuar dhjetra vepra letrare të autoreve shqiptar dhe jo vetem, mes të cilave dhe veprat e plota të At Gjergj Fishtes dhe Ndre Mjedës. Ky aktivitet erdhi në kuader të veprimtarive të organizuara në Lezhë për 153-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, ndërsa u përmbyll me një koncert vokal dhe instrumental i grupit “Sounds from Shkodra”.

Artikulli paraprakLIGJI I NDËRMJETËSIMIT PAK I NJOHUR
Artikulli tjetërKONFEDERATA TAKIM PËR RRITJEN E PENSIONEVE