Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti pas një sherri për motive banale. Mësohet se 38-vjeçari Emiliano Buzaj ka goditur me thikë një 17-vjeçar me inicialet S.K., pas një konflikti çasti ndërsa pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

I riu ka marrë plagë në kofshë ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Rreth gjysmë ore pas ngjarjes policia e arrestoi Buzajn i cili ishte fshehur në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ksamil. Sakaq, burime për Report Tv nga policia e Ksamilit bëjnë me dije se 38-vjeçari është përdorues i drogërave të forta. 3

8-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Materialet në lidhje me ngjarjen i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

M.Ç/Shqiptarja.com

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT\PËRPLASEN DY MAKINA NË LUSHNJË, PLAGOSEN TRE PERSONA, AMBULANCA BLLOKOHET NË TRAFIK
Artikulli tjetërMANDI NISHTULLA DHE SILVA GUNBARDHI PËRBALLEN NË “SHIHEMI NË GJYQ”, “MASAKRON” KENGETAREN LIVE