Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka një mesazh të qartë për federatën shqiptare të futbollit.

Kryebashkiakja shprehet se në stadiumin “Loro Boriçi” duhet që të bëhet edhe pista e tartanit për atletikën aq më tepër pas shpalljes kampion Europe të shkodranin Izmir Smajlaj në kërcim së gjati. Kryebashkiakja tregon edhe për disa projekte të tjera për të shtuar mjediset sportive në Shkodër në shërbim të talenteve të shumtë që ka ky qytet në shumë sporte të ndryshme. Stadiumi i Shkodrës ende nuk është dorëzuar nga federate shqiptare në bashkinë Shkodër dhe mesa duket kryebashkiakja nuk do ta marrë në dorëzim në rast se impianti i ri “Loro Boriçi” nuk përfundon plotësisht sipas projektit duke përfshirë pistën e tartanit, palestrat apo ndonjë punim tjetër ende të parealizuar.