Ambasada britanike-partive politike: Merrni pjesë në zgjedhje, shmangni dhunën

 

Mbretëria e Bashkuar në Tiranë i ka bërë thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar pjesëmarrje të plotë në zgjedhjet e ardhshme. Në një njoftim për mediat, ambasada thotë se “Do të ishte për të ardhur keq nëse partitë zgjedhin të mos marrin pjesë. Votuesit shqiptarë meritojnë të kenë një proces zgjedhor që t’i garantojë mundësi sa më të gjerë zgjedhjeje”. Po ashtu në njoftim thuhet se “Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të garantojnë shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe gjatë vetë ditës së zgjedhjeve.”

Artikulli paraprakGRABITET NJE BANESE , VIDHEN 100 MILION LEKË
Artikulli tjetërRAMA TREGON OFERTËN PËR BASHËN: MONITORIM TË STRUKTURAVE TË SHTETIT