Ambasadori i Austrisë Thomas Schnoll duke folur për mediat ka deklaruar se Austria dëshiron që Shqipëria të jetë pjesë e BE dhe se kjo do të ndodh kur të gjitha potencialet do të arrijnë që të përdoren dhe se vendi ynë duhet që të përmbush kriteret e kërkuara. (Sot festojme diten e pavarsise qe ndodhi 10 vjet pas luftes dyte boterore.

Kjo ndodhi pasi forcat tona lane ndasite politike dhe gjeten gjuhen e mirekuptimit. Kjo duhet te ndodhe edhe tek ju. Ka momente ne historine e nje vendi qe interesat kombetare jane me te rendesishme se ato te partive politike. Austria eshte nje vend mik i juaji dhe duam qe Shqiperia te jete ne BE. Jam i bindur se kjo do te ndodhe kur vendi te perdore te gjitha potencialet qe ka dhe nuk jane te pakta. Integrimi europian nenkupton detyra si per BE dhe per Shqiperine. Duhet qe BE te mbaje premtimet e veta por mbi te gjitha Shqiperia te permbush kriteret e kerkuara.) I pyetur për ligjin e dekriminalizimit që është në diskutim e sipër ambasadori Schnoll jo vetëm se e quajti të rëndësishëm por deklaroi gjithashtu se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka shumë probleme që duhen zgjidhur. (Dekriminalizimi ka marre dakortesine e paleve dhe eshte shume i rendesishem per vendin. Sistemi drejtesise ka shume probleme qe duhen zgjidhur per te ndertuar besimin tek njerezit. Pra duhet te kemi nje sistem te paster qe merr vendime te pavarura dhe te mbeshtetura ne ligj. Vendi nuk duhet te deshtoje ne kete reform.) Ambasadori austriak Schnoll gjatë misionit të tij thuajse 3-vjeçar në Shqipëri gjithnjë është shprehur pro antarsimit të Shqipërisë në BE por gjithnjë duke respektuar kriteret e vendosura.

Artikulli paraprakQYTETARËT: REFUZIMI I PUNES, QEVERIA MË PARË TË RRISË NDIHMËN EKONOMIKE
Artikulli tjetërSHOFERËT E 8+1: PO DËMTOHEMI NGA POLICIA RRUGORE