Prej pesë ditësh janë hapur aplikimet për skemën mbështetëse në bujqësi, por duket se ky process po shoqërohet me probleme në njësinë administrative Ana e Malit. Administratori Arben Ceni tregon për disa probleme me formularin, ku penalizohen disa prej fermerëve që duan të aplikojnë për subvencione.

Administratori Ceni tregon se edhe sipërfaqja e tokës në 1 ha penalizon fermerët, pasi është një kriter që nuk e plotësojnë të gjithë.

Fermerët në këtë njësi administrative janë dëmtuar disa herë si shkak I përmbytjeve. Administratori Arben Ceni kërkon që të ketë lehtësime në aplikimin e formularit për të gjithë fermerët të cilët duan të bëhen pjesë e skemës.

 

Artikulli paraprak“EDUKIMI DIGJITAL PËR EKONOMINË QARKULLUESE”
Artikulli tjetërINTESA SANPAOLO BANK MUNDËSI INVESTIMESH PËR BIZNESET