Arrestohen vëllezërit shqiptarë, Torino në alarm për trafikun e drogës

Policia italiane e qytetit të Torinos ka arrestuar gjatë orëve të fundit dy vëllezër shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë. Të arresuarit janë Dorian Hametaj 30 vjec e Zigur Hametaj 25 vjec. Në furgonin Ford Transit në zotërim të tyre janë gjetur 80 kg marijuanë. Hetimet investigative të policisë italaine kanë rënë në gjurmët e dy trafikantëve shqiptarë pas sinjalizimeve se një sasi e madhe droge në zotërim një grupi kriminal shqiptar pritej të shpërndahej në lagjet “Barriera Milano” e “San Salvario” të qytetit. Autoritetet e larta të policisë së Torinos kanë dhënë alarmin se gjatë 2017 sasia e trafikimit të marijuanës në qytet është rritur shumë. Nga fillimi i viti deri më sot operacionet policore kanë mundur të sekuestrojnë në Torino mbi 825 kg mariuanë. Shitja me shumcë e kësaj sasie droge do t’i sillte organizatave kriminale një përftim prej 1 milionë euro, ndërsa nga shitja me pakicë përfitimi do ishte mbi 3 milionë euro.

Artikulli paraprakMBUSHËN ANIJEN ME 1.2 TON KANABIS PËR NË ITALI, NË BURG SHQIPTARI E ITALIANI
Artikulli tjetërISH- AMBASADORI BOSCH: NUK DO TË KETË KTHIM VIZASH PËR SHQIPTARËT