Policia greke ka arrestuar në afërsi të Kosturit një shtetas grek, me moshë 46 vjeç dhe një 21 vjeçar shqiptar, pasi në makinën që drejtonte i pari u gjet një sasi e konsiderueshme droge.

Automjeti, që po vinte nga kufiri me Shqipërinë, u ndalua për kontroll dhe u gjetën katër çanta të mbushura me lëndë narkotike. 12 paketat kishin një peshë të përgjithshme 75,2 kilogramë. Policia sekuestroi drogën, automjetin, një tablet, një ore telefon (smarthwatch) dhe dy karta sim.

Departamenti i antidrogës po vazhdon hetimet, ndërsa dy të arrestuarit do të dalin para prokurorit të Kosturit.

Artikulli paraprakSHERRI NË DIBËR MES PDIU E PS ARRESTOHET NËNKRYETARI I BASHKISË
Artikulli tjetërNENTE EMIGRANTË SHQIPTARË SHPËTOHEN NGA ROJA BREGDETARE BRITANIKE