Prej 5 vitesh pasionin e saj për artizanatin e ka kthyer në profesion. Kjo është Stela Toska artizania e vetme në Shkodër që merret me punë artizanale inovative. Stela tregon se cilat ishin punët e saj të para dhe si nisi t’i realizonte.

Arredimi i një lokali ku cdo gjë është realizuar nga duart e saj është një nga punët më të mëdha që Stela ka arritur në këto 5 vite.

Pavarësisht se shpesh është hasur me vështirësi artizania tregon se nuk është ndalur dhe ka punuar fort për të ja dalë.

Periudha e pandemisë që i dha goditje të rëndë ekonomike mbarë botës detyroi Stelën të mbyllte atelien e saj. Pavarësisht kësaj artizania ka gjetur kurajo për të punuar akoma më fort për të sjell në treg produkte të vecanta.

Artikulli paraprakZJARRI SHKRUMBON 40 ha PYJE NË PUKË E FUSHË – ARRËZ
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRGATITJET E FUNDIT TË KONCERTIT “DIASPORA MES NESH”