Kandidati i PD për Shkodrën Bardh Spahia mori nga gratë dhe vajzat e Velipojës mbështetjen e tyre per ndryshimin në 25 Prill.

“Në 25 Prill kemi shansin të kthejmë Shqipërinë në shinat e duhura. Ju e keni provuar vetë në këto 8 vjet se dështimi i Edi Ramës ju ka sjellë boshatisje të xhepave, ka bërë që fëmijët tuaj të largohen.

Prandaj, në fokusin kryesor të programit tonë është ekonomia, është familja, është gruaja.

Le të fokusohemi tek e ardhmja, këto ditë t’i shfrytëzojmë maksimalisht, le të bindim sa më shumë njerëz të bashkohen me ndryshimin e madh, i cili është i pashmangshëm.

Vetëm kështu do të rikthejmë shpresën tek rinia jonë dhe qytetarët tonë.”- tha Bardh Spahia në takimin me gratë e Velipojës.

Artikulli paraprakSHKODËR, TË MARTËN NIS VAKSINIMI PËR QYTETARËT MBI 60 VJEÇ
Artikulli tjetërPREMTIM I MBAJTUR, BENET BECI: JANE HAPUR OFERTAT E KOMPANIVE PER NDERTIMIN E RRUGES VAU I DEJES-KOMAN