Ashtu siç ishte premtuar me perpara, sot me date 12 prill jane hapur ofertat e kompanive per ndertimin e rruges Vau i Dejes-Koman.Lajmin e ka bere te ditur kandidati i PS per Qarkun Shkoder Benet Beci.Theksojmë se ky është investimi i parë i kësaj natyre që do të realizohet nga KESH.

Përmirësimi i shtresave, nënshtresave, kthesave dhe urave ekzistuese, si dhe përshtatja e punimeve me natyrën e zonës do të bëjnë që ky projekt të mos vlejë vetëm për nevojat e Korporatës e banorët, por edhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin turistik të zonës.

POSTIMI I PLOTE I BENET BECIT

Të nderuar miq!
Shumë prej jush kanë pyetur me të drejtë e kanë treguar interes të vazhdueshëm për procesin e ndërtimit të rrugës Vau i Dejës – Koman. Prandaj po ndaj me ju lajmin e shkëlqyer që siç ka qenë planifikuar, sot me datë 12 prill, janë hapur ofertat e kompanive për ndërtimin e rrugës.

Pesë kompani kanë ofertuar. Menjëherë ka filluar faza e vlerësimit të ofertave dhe shumë shpejt do të lidhet kontrata dhe fillimi i punimeve në rrugë. Afati për ndërtimin e kësaj rruge 30 km të gjatë është 18 muaj!

 

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA TAKIM ME GRATE NE VELIPOJE: FOKUSI YNE ESHTE EKONOMIA, FAMILJA DHE GRUAJA
Artikulli tjetërVELIPOJË, KANDIDATI SPAHIA ME TË RINJTË: FUQIA E NDRYSHIMIT