Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj Trekëndëshit të Bermudës.

Në një intervistë per “Abc News”, Basha u shpreh se bashkë me kriminelet dhe oligarkët nuk do ta marrin më peng vendin. Sipas tij beteja është midis të shkuarës dhe të ardhmes.

“Të gjithë shqiptarët i druhen që Trekëndëshi i Bermudës do të përpij të ardhmen e tyre, do t’i largojë të gjithë fëmijët e tyre, do të shkatërrojë ekonominë, do t’ia dorëzojë atë oligarkëve. Ndërsa unë jam këtu për t’iu thënë që keni shpresë, keni besim. Trekëndëshi i Bermudës, oligarkët dhe kriminelët, nuk do të na marrin dot peng përgjithmonë. Boll e kanë marrë peng këtë vend, 30 vite tranzicion, 8 vite regjimi kriminal, oligarkik që kanë shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, ka shkatërruar themelet e bashkëjetesës demokratike, por ora po troket dhe jo për shqiptarët, por për trekëndëshin e Bermudës. Njësoj si Edi Rama, edhe Ilir Meta dhe çdokush tjetër e shikon këtë si një mundësi për t’i zgjatur jetën tranzicionit nga i cili përfitojnë aktorët e tranzicionit. Për ne është e qartë: Beteja është midis të shkuarës dhe të ardhmes. Demokratët kanë folur qartë në Kuvendin Kombëtar, kanë folur qartë në aktet dhe veprimet e tyre. Shqiptarët duan të ardhmen, demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur t’i prijnë betejës për të ardhmen. Nuk ka për të qenë piknik, kemi përballë forca të errëta, forca kriminale, forca që sot zotërojnë financat dhe ekonominë e vendit, por një gjë është e sigurt: Historia na mëson që pakica mbetet pakicë. Dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve është forca jonë, është frymëzimi ynë, është motivi ynë”- tha ai.

Artikulli paraprakSITUATA E COVID-19 NË KOSOVË, 1 I VDEKUR DHE 424 RASTE TË REJA
Artikulli tjetërTEMPERATURA DERI NË -9 GRADË C, VENDI PUSHTOHET NGA I FTOHTI POLAR. QYTETET MË TË FTOHTA KËTË JANAR