Informacion Mbi gjendjen e krijuar si pasoje e reshjeve te rëna gjatë datës 6-7.11.2016.

Hidrometri në Dajc në oren 08.00 të datës 07.11.2016 ka qene në 2,5 nga niveli i detit. Hidrometri në Dajc në oren 15.00 të datës 07.11.2016 ka qene në 3,1 nga niveli i detit. Nj.A Qender-Qytet Nuk jane rportuar probleme Nj.A Velipojë. Nuk është raportuar asnjë problem. Nj.A Dajc Është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Ka probleme me gërryerje dhe rënie të argjiraturës ne segmentin pranë fshatit Darragjat (42°00′02.4″N 19°27′14.2″E). Nj. A Berdicë Është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Ka probleme me grryerjen në pjesën afër Harkut të Bërdicës (42°01′34.8″N 19°31′04.9″E). Nj.A Ana e Malit Është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Për momentin nuk janë raportuar pobleme të tjera. Nj.A Rrethina Është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Ka probleme me gërryerjen në pjesën afër Godinës së NJA Rrethina (42°05′46.3″N 19°32′22.5″E). Ka probleme me gërryerjen në lagjet prane Vijes së Vrakës (42°07′38.2″N 19°30′51.2″E). Nj.A Shosh Është raportuar dëmtimi i dy urave: urës së Brashtës dhe Urës së Tërthores. Sipas informacionit janë dëmtuar plotësisht. Nj.A Shalë. Janë raportuar probleme me rrëshqitjet e dherve dhe gurëve ne rrugë në disa segmente por kryesisht në atë nga Thethi deri ne Breg Lumi. Në këtë segment është duke u punuar nga nje subjekt i kontratuar nga ana e Bashkisë Shkodër për mirëmbajtje të këtij segmenti. Është ndërprerë furnizimi me energji elektrike si rezultat i thyrjes së shtyllave elektrike dhe i këputjes së telave elektrik. Mësimi është ndërprerë në të gjitha shkollat si rezultat i stuhisë së jashtëzakonëshme. Nj.A Postrribë Nuk janë raportuar probleme. Nj.A Guri i Zi Nuk janë raportuar probleme. Është zhvilluar një takim në Prefekture nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Shkodër gajtë të cilit janë sjedhë në vëmendje problematikat e krijuara nga reshjet. Janë bërë me dije pjesa më e mdhe e problematikave pët cdo njërin institucion. I është sjedhë në vemendje Drejtorit te Bordit te Kullimit situata në te gjithë territorin në afërsi të lumenjve si dhe nevoja e të mbajturit në gatishmëri të hidrovoreve në territorin e Bashkisë Shkodër dhe me gjërë. I është kërkuar drejtuesve të hidrocetralit të Vaut të Dejës që të bëjnë lajmerimin e vazhdueshem për shkarkimet që bëhen. I është kërkuar drejtuesve të OSHEE që të marrin masat për kthimin e furnizimit me nergji në të gjtiha Njësitë Admnistrative. Gjithashtu u nënvizua dhe nevoja e marrjes së masavë nga ana e Nënstacionit Elektrik Dracin për të siguruar objektin nga përmbytja e mundeshme. Është sjedhë në vëmendje nga ana e Prefektit mbajtja në eficiencë e të gjitha kapaciteteve teknike, njerzore, strehuese dhe akomoduese për cdo rast të papritur emergjence qe mund te krijohet.

Artikulli paraprakPRESIDENTI NISHANI ZHVILLON VIZITE ZYRTARE NE URDHRIN SOVRAN TE MALTES
Artikulli tjetërÇMIMI MBARËKOMBËTARE “PJETER GACI”