
KUQEBLUTË LUAJNË TAKIMINE PARË NË PALLATIN E SPORTIT “QAZIM DERVISHI”. Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ditën e premte do të startojë ndeshjet e fazës play-off ku përballë do të jetë ekipi i Kamza Basket.
Trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj e pranon se nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë për tu mundur, pasi kuqeblutë gjatë kampionatit kanë dështuar në përballjet ndaj këtij ekipi. Ndërkohë një ndër basketbollistët më të mirë të Vllaznisë, Brendon Hoog është i bindur se Vllaznia do të fitojë ndaj Kamzës pavarësisht se është një kundërshtar që ka fituar në përballjet direkte. Vllaznia-Kamza Basket do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të premten në orën 19:00 ku pritet të ketë një interesim të madh të tifozëve shkodranë në mbështetje të ekipit për të kaluar në finale.