Shqiptaret duket se kot lodhen, duke provuar të ikin nga shqipëria me anë të azilit, sepse askush nuk do të arrije ta përfitojë atë.

Nje fakt I tille u tha qartë nga përfaqësuesja e Zyres se Emigrancionit ne Belgjike, Katty Verzelen. Ajo ishte e pranishme ne Shkoder ne kuader te prezantimit te nismes se IOM thuaj jo azilit ne Belgjike takim qe u zhvillua ne zyren e Bashkimit Europian ne Shkoder.

PREZANTOHET NË SHKODËR, “THUAJ JO AZILIT NË BELGJIKË”

Por ne te njejten linje me perfaqesuesen Belge, ka qene edhe drejtoresha e trafikut dhe azilit prane ministrise se Brendshme, Julia Done, e cila percolli edhe nje mesazh për të gjithë shqiptarët e në mënyrë të vecante për Shkodranët.

Kerkesat per azil nga shqiptaret jane kthyer ne nje problem emergjent, dhe ne kete kuader IOM ne Shqiperi do te nis fushaten e ndergjegjesimit te banoreve te Shkodres dhe me gjere, nderkohe qe fushata do te bazohet edhe ne trajtimin e prioriteteve te qeverise Shqiptare per nje reagim efikas ndaj menaxhimit te emigrimit nga Shqiperia ne anen e kontrollit me te mire kufitar dhe respektimit te procesit te liberalizimit te vizave.

Artikulli paraprakTHUAJ JO AZILIT NE BELGJIKE, PREZANTOHET NE SHKODER
Artikulli tjetërMYFTIU I SHKODRËS URON FESTEN E KURBAN BAJRAMIT