Kanceri i gjirit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes së grave jo vetëm në Shqipëri.

“Unë nuk besoj se kjo gjë ndodh këtu më shumë se në vende të tjera por kudo ndodh shumë. Në fëmijërinë time kemi përjetuar kancerin e gjirit dhe shyqyr kemi mbijetuar ” tha ambasadori amerikan Donald Lu i ftuar në hapjen e fushatës kundër kancerit të gjirit që u mbajt sot paradite në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Por diagonostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje shpëton jetë dhe fushatat sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese janë gjithmonë të mirëpritura dhe të domosdoshme.

Donald Lu:Më pëlqën shumë që fushata kundër kancerit të gjirit e nisur 10 vjet më parë nga YWCA ka zgjedhur Ermonela Jahon si ambasadore për këtë çështje të rëndësishme.

Me zërin e saj kaq të bukur ajo do të frymëzojë gratë anembanë vendit për të mësuar rreth kësaj sëmundjeje dhe për të mbrojtur veten përmes kontrolleve të rregulltave. Dua të falenderoj YËCA dhe të gjithë organizatat që kanë mbështetur këtë nisëm të rëndësishme. “

Të gjitha gratë e moshës mbi 40 vjeç këshillohen ti nënshtrohen ekzaminimit me mamografi. Por jo për të gjithë gratë anembanë Shqipërisë është i përballueshëm financiarisht apo është i mundur ky diagnostifikim prandaj dhe nismat për mbledhjen e fondeve vlerësohen.

Donald Lu: Jemi të kënaqur të shohim shoqërinë civile të mbledhë fonde dhe të rrisë ndërgjegjësimin për të mbështetur mamografi falas dhe edukim shëndetësor për të shpëtuar jetën e grave anembanë Shqipërisë. Për këtë do të keni gjithmonë mbështetjen tonë të plotë.

Artikulli paraprakRITUALI I 13 TË MARTAVE, NIS PELEGRINAZHI I PËRVITSHËM NË KISHËN E LAÇIT
Artikulli tjetërNEGOCIATAT ME GREQINË, META: PATËM BASHKËPUNIM TË DOBISHËM ME BUSHATIN