Parashikoi fitoren e Vllaznisë me Teutën në Kupë ndërsa shpreson të jetë ogur mirë edhe në prag të ndeshjes që kuqeblutë kanë në transfertë me Partizanin.

Mbrojtësi Ditmar Bicaj shprehet se Vllaznia ndaj Partizanit shkon vetëm për fitore. Vllaznia shkon me disa mungesa ndaj Partizanit por Bicaj thotë se edhe pjesa tjetër do japin maksimumin. Bicaj dhe tre të tjerët, Bakaj, Vrapi dhe Tafili nuk kanë emocione edhe pse janë ish-lojtar të Partizanit. Mbrojtësi i uron suksese Partizanit por pas ndeshjes me Vllazninë. Vllaznia ka treguar në dy ndeshjet e kaluara se mund ta ndalë Partizanin edhe pse është një ekip pretendent dhe të njëjtën gjë shkodranët synojnë edhe këtë përballje të radhës.

Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMET, DRANGU: JAM OPTIMIST PËR KËTË FAZË
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, TIRANA – VLLAZNIA 73-67