Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ‘sulmoi’ kryeministrin Edi Rama për buxhetin e vitit 2025, dhe për bonusin e pensionistëve në fundvit.
Bardhi u shpreh se pensionistët në Shqipëri kanë një pension mesatar prej 183 euro, ndërsa vendet e rajonit janë mbi dyfish më të larta.
“Nuk ka asnjë surprize erdhi foli me veten, duartrokiti veten, kemi ngelur ashtu siç ka qenë.
Me pensionistët mendon se do i mashtrojë duke ndarë një buxhet minimal për ti dhënë atë që quhet bonus i fundivitit. Ai është një shpërblim që çdo vend evropian e jep në shenjë solidariteti. Zotëria e bën një herë në katër vite. As bonusin e fundvitit nuk e ka vjetor. E ka dhënë në vitin 2022, për efekt të zgjedhjeve në 2021. Mendon se me këtë politikë do të gënjejë shtresën më në nevojë. I dini ju sa janë pensionet në vendet e rajonit? Në Malin E zi, pensioni minimal është 450 euro. Në Serbi është 388 euro, në Maqedoninë e Veriut është 406 euro, në Bosnjë është 369 euro. Po në Shqipëri? Është 183 euro mesatari. Ky vjen këtu dhe na flet përralla. Absolutisht nuk u bën asnjë nder pensionistëve. Ato janë lekët e tyre. Pensionistët presin të kenë pensionin minimal sa në Malin e Zi, sa në Serbi etj.
E dëgjuat ca tha ‘me këtë bonus, masa e rritjes së pensionit sjell një rritje me 9%’. Sot që flasim, pensionet e kanë 8 % më të ulët pensionet. Pas 12 vitesh, jo vetëm që nuk kanë përfituar rritje, por marrin më pak të ardhura. 12 vite pasi zotëria është ulur në atë karrige.”, tha Bardhi.