Dhjetra banorë të Dobraçit kanë protestuar këtë të premte për dëmshpërblimet e tokave të tyre, të cilat i ka zënë By Pass-i.

Sipas tyre, nuk është dhënë asnjë para për dhjetëra dynym tokë të zëna. Ndërkohë, një tjetër problem tejet shqetësues për këta banorë është gjithashtu edhe kalimi nga njëra anë në tjetrën të kafshëve shtëpiake në pronat e tyre. Këta banorë kërkojnë nga kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, që të zbres në terren për të kontrolluar situatën dhe ndaljen e punimeve, ashtu siç deklaroi pak ditë më parë Kryeministri Rama.

Nëse nuk do të marrin dëmshpërblimet e tokave, banorët e Dobraçit nuk do të ndalin protestat e tyre edhe në vazhdim. By Pass-i i Shkodrës, prej kohësh është kthyer në një mollë sherri. I parë si njëri prej projekteve më të mëdha të ndërtuar në qytet, ka hasur në kundërshti të një pas njëshme të banorëve në afërsi të tij.

Artikulli paraprakAKSIONI KUNDËR INFORMALITETIT
Artikulli tjetërMYFTIU I KOSOVËS VIZITON SHKODRËN