SHKODER ARRESTOHET NJE 17 VJEÇAR

Qëllon me armë zjarri në ajër, por arrestohet në kohë rekord nga Policia. Më datë 17.02.2018, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se...

MINISTRI XHAFAJ, “SHKUND” POLICINË E SHKODRËS

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në analizën e Policisë së Shkodrës u ka dhënë mesazhe të qartë drejtuesve të Policisë së këtij qyteti. Xhafaj ka kërkuar nga policia që të merren me krimin dhe bosët e tij dhe jo me hallexhintë që mund të kapen në flagrancë duke ndërtuar çati, pa marrë leje.  “Jane 4-5 grupe te rendesishme kriminale qe duhen goditur. Mos u merrni me hallexhinjte qe vendosin nje çati. Boset e krimit jane verdalle dhe ata duhen goditur.Boset e krimit nuk duhen falur per asnje arsye. Ai qe permend emrin tim te goditet i pari.

VELIU PREZANTON PRIORITETET E POLICISË

Lufta dhe goditja e grupeve kriminale është në prioritetetin e policisë së shtetit. Deklratat janë berë publike nga Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu i cili në një konferencë për mediat pas analizës së policisë së shkodrës ka zbardhur edhe prirotietet e policisë

VEHBI BUSHATI, EMËROHET DREJTORI I POLICISË

Vehbi Bushati është emëruar Drejtor i Policisë së Shkodrës. Bushati zëvendëson në këtë detyrë Gjovalin Lokën, i cili dy ditë më parë u emërua Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Bushati vjen në Shkodër pas një karriere të gjatë në Policinë e Shtetit, ku ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef komisariati në disa rrethe të vendit, zëvendësdrejtor dhe drejtor në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë, Vlorë.

TASK FORCE KUNDËR VJEDHJES SË ENERGJISË, 155 PROCEDIME NË NJË MUAJ NË SHKODËR

Në kuadër të konsolidimit të disiplinës në konsumin e energjisë elektrike dhe reduktimit të mëtejshëm të nivelit të humbjeve joteknike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po zbaton një plan ndërhyrjeje të veçantë në disa prej rajoneve më problematike. Agjencia e OSHEE Shkodër e cila përfshin brenda saj Shkodrën, Pukën, Lezhën dhe Koplikun regjistron nivelin më të lartë të humbjeve në rrjet. Sipas të dhënave statistikore, niveli i humbjeve në rrjet në vitin 2013 për këtë zonë arrinte në 61.8%. Katër vitet e fundit është arritur të reduktohet konsiderueshëm niveli i humbjeve ndërsa në 2017 ato zbritën në 44.8%.

GODITET RRJETI I PROSTITUCIONIT, ARRESTOHET PRONARJA E LOKALIT

Mbremjen e se premtes është goditur një rrjet prostitucioni në qytetin e Gjirokastrës. Burime nga policia thanë se në lokalin e shtetases me inicialet V. L., janë kapur në flagrancë kamarieria si dhe e zonja e lokalit.

48 VJEÇARJA HIDHET NGA URA NË LIQEN,SHPETOHET

Një qytetare është hedhur në liqenin e Fierzës, por fatmirësisht është shpëtuar nga kalimtarë të rastit. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në vendin e quajtur "Ura e Drinit të Zi" është hedhur në liqenin e Fierzës, shtetësja Z.S., rreth 48 vjeçe, banuese në Xhaf-Zotaj, Durrës.

U ZHDUK PARA 3 MUAJSH, GJENDET I PAJETË 54-VJEÇARI NË FUSHË ARRËZ

Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Lajthizë mesditën e sotme. Trupi i pajetë është gjetur në rrugë nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

POLICI FUT FSHEHURAZI CELULAR NË BURG, ARRESTOHET

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar sot se gjatë ditë së djeshme nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale; B.C, i datëlindjes 03.09.1957, lindur në Rruzhdije dhe banues në Verbas/Fier.

PRANGOSEN TË KËRKUARIT, PËR DROGË DHE PËR MOSKALLZIM KRIMI

Ndalohen nga policia e Korçës dy përsona të shpallur në kërkim për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Moskallëzimi i krimit".

BOTA