SHQIPTARI I DËNUAR PËR VRASJE E PROSTITUTËS RIKTHEHET NË BELGJIKË

Mediat belge tregojnë historinë e një shqiptari të dënuar për vrasjen e një prostitute në Itali dhe që aktualisht është transferuar në burgun Saint Gilles të Belgjikës për të kryer dënimin e mbetur pasi u ekstradua nga Italia.

PËRGJAKET UNAZA PERËNDIMORE NË SHKODËR

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë ku për pasojë ka mbetur i plagosur Altin Mehja 39-vjeç.

VAU DEJËS, PLAGOSET ME THIKË I RIU NGA BASHKËMOSHATARI

Nje plagosje ka ndodhur ne Vau Dejes. I plagosur ka mbetur shtetasi Xhulio Rodestani. I riu eshte plagosur me thike nga nje bashkemoshatar i...

SHKODËR, ARRESTOHET 47-VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM

Shkoder Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim Sot në datë me 13.02.2018, nga strukturat e Hetimit Kundër Narkotikeve në D. V. P. Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim, shtetasit: Bashkim Rreshma, 47 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër.

TIRANË, SHISNIN DROGË NË SHKOLLA GODITET GRUPI, 3 TË ARRESTUAR

Policia ka goditur një grup kriminal që shiste kanabis pranë shkollave të kryeqytetit. Nga aksioni janë arrestuar tre persona, ndërsa janë sekuestruar 68 doza kanabis. Të arrestuar janë; Isuf Haka 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim”. Jurdjan Kondili 19 vjeç banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim".

GREKËT ARRESTOJNË TUTORËT, MES TYRE EDHE SHQIPTARË

Rekrutonin vajza të varfëra nga Shqipëria e Rumania dhe i detyronin të bëheshin prostituta në Greqi. Policia greke ka arrestuar një grup kriminal që akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Deri tani në Athinë janë arrestuar 12 persona, shtetas grekë, shqiptarë, rumunë, rusë, kazakistanas, gjeorgjianë.

ZJARR AUTOMJETIT TË NDËRTUESIT

Seria e zjarreve të qëllimshme në automjete ka vijuar edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Vlorës. Mjeti i Eduard Alikajt, sipërmarrës ndërtimi, është djegur.

530 MILIONË DOLLARË VJEDHJE, ARRESTOHET I SHUMËKËRKUARI

Kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale në fushën e krimeve kibernetike "Infraud". Gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me DVP Fier dhe Prokurorinë e Përgjithshme u arrestua Aldo Ymeraj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier.

POLICIA KONTROLLE NË BANESËN E VJEHRRIT TË KLEMENT BALILIT

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Avni Veizit, vjehrri i Klement Balilit, i shpallur në kërkim nga policia për llogari të drejtësisë greke.

BOTA