Punonjësit nuk duhet të kërkojnë rritje të mëdha pagash, për të balancuar rritjen e çmimeve, tha guvernatori i Bankës së Anglisë.

Çmimet pritet të rriten më shpejt se paga, duke vënë në vështirësi të mëdha financiare britanikët, shkruan BBC.

I pyetur nëse Banka po kërkon nga qytetarët që mos kërkojnë rritje pagash, Shefi i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha “Normalisht që po.”

Inflacioni do të rritet mbi 7% këtë vit, duke i bërë britanikët të përballen me shtrëngim më të madh të të ardhurave.

Të ardhurat parashikohet të bien me 2% këtë vit, duke marrë parasysh rritjen e kostos së jetesës.