Ministria e Shëndetësisë lajmëron se në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid, 6 persona.

MSH shprehet se në harkun kohor të 24 orëve të fundit janë bërë gjithsej 2993 testime, 557 janë shëruar, janë regjistruar 493 raste të reja.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 493 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë, Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë, 11 raste në Durrës, 9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Patos, 4 raste në Librazhd, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Mat, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Divjakë, Prrenjas, Memaliaj, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Vau Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (28 Mars 2021)

Raste të reja ditore 493

Të shëruar në 24 orë 557

Të shtruar në spitale 327

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2993

Testime totale 551,307

Raste pozitive 124,134

Raste të shëruara 89,456

Raste Aktive 32,468

Humbje jete 2210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22205

Fier 2641

Durrës 1365

Vlorë 1231

Shkodër 1236

Gjirokastër 1284

Korçë 797

Lezhë 497

Elbasan 405

Kukës 369

Dibër 327

Berat 111

Artikulli paraprakTË PAFAT, KANE NA NDËSHKON NË RASTIN E PARË, UZUNI TREMB ANGLEZËT
Artikulli tjetër“25 PRILLI DO TË JETË FITORJA E GRAVE DHE VAJZAVE SHKODRANE“, BARDH SPAHIA TAKIM ME GRATË DHE VAJZAT E RAJONIT 2 NË SHKODËR