Një sërë komunikatash të brendshme midis drejtuesve të Sony bëjnë të ditur se aktori Daniel Craig dhe regjisori Sam Mendes ishin kundër produktit prej miliona dollarësh që Sony dhe Samsung dëshironin të investonin në filmin “007 Spectre”, në mënyrë që James Bond të përdorte smarphone-t e tyre. Komunikimet e brëndshme midis drejtuesve Sony u shkelën përpara disa muajsh, por vetëm sot janë zbuluar nga John Gruber i Daring Fireball: Sony i kishte ofruar 18 milionë dollarë Daniel Craig për të përdorur Xperia Z4 në filmin e fundit të James Bond, “007 Spectre”. Ndersa nga Samsung 50 milion dollar.

Daniel Craig, sëbashkua me regjisorin e filmit Sam Mendes, ka refuzuar ofertën jo për para, por për imazhin e James Bond: 007 përdor vetëm teknologjinë më të mirë që është në qarkullim, dhe telefonat e propozuar nga Sony dhe Samsung nuk janë të tillë. Praktikisht, nëse James Bond qarkullon me një Aston Martin dhe mban një orë të çmuar Rolex, nuk mund të shihet me një smarphone Android, duke qenë se shumë prej këtyre pajisjeve konsiderohen nga përdoruesit si “mall me pak vlerë”

marre nga dailymail