Argjinatura për të cilën është investuar në fshatin Shirq të ish-komunës Dajç nuk ka një fond për mirëmbajtjen e saj dhe ky është një problem që duhet të gjejë një zgjidhje nga ana e ministrisë së bujqësisë.

Administratori i Dajçit Gjovalin Darragjati thotë se mungesa e fondit për ta mirëmbajtur argjinaturën është shqetësuese.Megjithë investimin që është bërë për argjinaturën e Shirqit, në rast të përmbytjeve nëse shkarkimet nga hidrocentralet kalojnë kuotën 2200m3/s duke shtuar edhe prurjet nga reshjet e shiut atëherë Dajçi shprehet administrator Darragjati rrezikon ndjeshëm.Rreth 2 javë më parë i pranishëm për të parë argjinaturën në Dajç ishte vetë ministri i bujqësisë Edmond Panariti i cili është njohur me shqetësimet e administratorit Darragjati dhe tashmë pritet për t’u parë nëse do akordohet një fond për mirëmbajtjen.

Artikulli paraprakLUFTA NDAJ TERRORIZMIT, RUSIA NIS SULMET NGA AJRI
Artikulli tjetërSHELQET, NDËRHYN OSHEE BANORËT ANKOHEN PËR GJOBA